Ionesco ne Berat
Leksioni i Eugene Ionescos me regji te Frantz Helmer shfaqet neser ne Qendren Kulturore Margarita Tutulani ne Berat. Te kjo drame me nje akt nje mesues perpiqet ti imponoje nje nxeneseje mesimin e gjuhes qe ka pasoje vdekjen e vajzes. Interpretojne Vasjan Lami Marsela Lena Natasha Sela. Kostumet dhe skenografia jane realizuar nga Genc Mulliqi.
Regjisori Helmer ka theksuar nepermjet plastikes gjesteve muzikes dhe elementeve te skenografise e kostumeve nje linje te qarte ne adrese te mjedisit shqiptar e cila lidhet me te kaluaren e regjimit totalitar te Hoxhes.
Vasjan Lami merr gjestet dhe pozat e nje diktatori gjithengjyresh te Musolinit dhe patetikes retorike fashiste te Hitlerit disi dhe ngadalesine narkotike te nje Enver Hoxhe te plakur por prape ne krye te detyres.
Me mbeshtetjen e aleancave franceze ne Tirane dhe ne rrethe behet i mundur dhe ky tur i vepres prodhimi i fundit premiere per kete sezon te Teatrit Kombetar ne bashkepunim me Ambasaden Franceze. Leksioni ka udhetuar ne Korce Elbasan dhe Shkoder.