E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend ministri Bode U mbetemi borxhli Kubes dhe Vietnamit

Kuvendi eshte mbledhur ne seancen e radhes pa pranine e deputeteve te opozites pervec deputetit Andis Harasni i cili ka thyer vendimin e grupit parlamentar te Partise Socialiste per bojkot. Seanca ka nisur me shume se 1 ore me vonese.

Ne rendin e dites jane per miratim jane 6 projektligje ku ben pjese dhe ratifikimi i marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Federates Ruse per permbushjen e detyrimeve financiare te Republikes se Shqiperise kundrejt Federates Ruse per balancat e llogarive te Korporates Shteterore Banka e Zhvillimit dhe Veprimtarise Ekonomike me jashte Vneshekonombank tek Banka e Shtetit Shqiptar.

Lidhur me ratifikimin e marreveshjes per shlyerjen e borxheve me Rusine gjate periudhes se sistemit totalitar 1945-1990 deputeti i Partise Socialiste Andis Harasani kerkoi nga Ministri i Financave njohjen me nivelin e borxheve qe Shqiperia ka nga kjo periudhe.

Ridvan Bode minister i Financave tha se pas ratifikimit te marreveshjes me Serbine dhe kesaj me Rusine qe pritet te ratifikohet sot Shqiperise i mbeten te shlyej detyrime edhe per dy vende te tjera. Mbeten dhe Vietnami dhe Kuba pastaj nuk kemi asnje borxh te pazgjidhur. Kjo eshte arsyeja e rritjes se borxhit publik pasi ne kete periudhe eshte njohur borxhi i marre gjate periudhes komuniste Bode.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›