E Diel, 1 Nëntor 2026

Ennio Morricone, presidenti i jurisë së festivalit të filmit në Romës

ROMË- Kompozitori italian, Ennio Morricone, autor i pjesëve të njohura muzikore për "western-spaghetti", do të kryesojë jurinë e festivalit të radhës të filmit në Romë, nga 27 tetori në 4 nëntor, njoftuan sot organizatorët e festivalit.

Ennio Morricone, 82 vjeç, i cili debutoi duke luajtur në trombë, ka kompozuar muzikën e mbi 500 filmave, ndër të tjera për Bernardo Bertolucci dhe Pier Paolo Pasolini.

Por, ishte bashkëpunimi i tij me mjeshtrin e western-it Sergio Leone, që e bëri atë të famshëm në nivel botëror, veçanërisht melodia në harmonikë e të famshmit "Na ishte një herë Perëndimi". Kompozitori mori në vitin 2007 një çmim "Oscar" për karrierën.

Juria e festivalit të Romës, edicioni i parë i të cilit u zhvillua në 2006, do të ketë në përbërje ndër të tjera edhe Roberto Bolle, balerin në La Scala të Milanos, shtuan organizatorët në një deklaratë për shtyp.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›