Qarku i Dibres, PD-ja merr 4 mandate
Procesi i numerimit te votave nisi me vonese, per shkak te vonesave te mberritjes se kutive nga zonat e thella malore te ketij qarku
Ne qarkun e Dibres dhe konkretisht ne rrethin e Peshkopise, procesi i numerimit te votave nisi me vonese. Keshtu, ne oren 05:00 te mengjesit te dites te djeshme ky proces mori startin, pasi kutite nga 12 komuna mberriten me shume vonese, per shkak te terrenit te thyer malor qe karakterizon keto zona. Mesohet se kutite e fundit kane ardhur nga Lura. Nderkaq, ne qytetin e Burrelit dhe ate te Bulqizes, procesi i numerimit te votave ka filluar rreth ores 03:00 te mengjesit te djeshem. Pasditen e djeshme, nga 105 qendra votimi te ketij qarku, ne te cilat kishte perfunduar procesi i numerimit te votave, nga 314 qendra votimi qe ka gjithsej ky qark, koalicioni Aleanca e Ndryshimit mori ne total 54.42% te votave, ndersa e vetme PD-ja mori 48.07% te votave. Pas kesaj partie, ne koalicionin e madh te te djathtes renditet PR-ja me 2.86% te votave. Nderkaq, shperndarja e votave ne koalicionin e majte Bashkimi per Ndryshim ishte ne total 35. 42% te votave, ndersa e vetme Partia Socialiste ka marre 33.29% te votave. Aleanca Socialiste per Integrim e LSI-se, ka marre 6. 21 % te votave. Duket qarte qe Partia Demokratike kryeson dukshem nga te dhenat paraprake, e ndjekur nga Partia Socialiste. Sipas kesaj perllogaritjeje, ne qarkun e Dibres, nga i cili do te dalin 6 deputete ne parlamentin e ri, 4 do te jene nga PD-ja dhe 2 nga PS-ja. Nga raportimet eshte mesuar se procesi i numerimit te votave nuk eshte shoqeruar me incidente. Per qarkun Diber numri i zgjedhesve qe kane votuar eshte 26. 777 votues ose 21.9%, shifer pjesemarrjeje qe konsiderohet e ulet.