E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlora mbetet bastion i PS-se

Pjesemarrja e ulet e votuesve ne Qarkun e Vlores eshte korrigjuar me nisjen e procesit te numerimit me heret. Rreth ores 23:00 te se dieles, kutite jane vendosur te gjitha ne ambientet e KZAZ-ve per qellime numerimi dhe policia i ka transportuar ne kushte te larta sigurie. Numerimi e kutive deri ne mbremjen e djeshme, fliste per nje avantazh te Partise Socialiste kundrejt Partise Demokratike, ndersa bie ne sy konkurrenca per nje mandat nga Partia per Drejtesi dhe Integrim (Partia e Cameve).

Te parat kane mberritur kutite e 86 qendrave ne KZAZ-ne e Vlores, qe kane qene kryesisht nga lagjja "Topana", kutia e te ciles ne njerin prej grupeve te numerimit, ka dale e pavlefshme si pasoje e mungeses se procesverbaleve ne brendesi te kutise.

Me tej procesi ka vijuar normalisht, vetem se me ritme te ngadalta, ku nje mesatare e numerimit ne 24 ore, shkon per rreth 50 % te qendrave te votimit, cka parashikohet qe te nevojiten ne total 48 ore per perfundimin teresor te procesit te numerimit ne mbare qarkun.

Procesi i numerimit eshte shoqeruar pa incidente ne te gjashte KZAZ-te e Qarkut te Vlores, tre prej te cilave ndodhen ne Vlore, dy ne Sarande dhe nje ne Delvine.

Ka pasur edhe nderrim te komisionereve rreth ores 09:00 te mengjesit te djeshem, per shkak te ritmit te ulet te ecurise se numerimit. Asnjera nga partite politike nuk ka shfaqur pretendime mbi transparencen dhe sigurine e procesit, qe nga momenti i administrimit ne KZAZ-te perkatese, deri ne vazhdimin e numerimit. Nga gara e zhvilluar mesohet se edhe PBDNJ pretendon perfitimin e nje mandati. Tendenca e shperndarjes se votave ne Vlore ka qene; 6 per PS, 4 per PD, 1 PPDNJ dhe 1 PDI. Pritet qe sot te dalin rezultatet perfundimtare te votimit.

Ornela Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›