Iraelitët godasin mbi shkollë, 30 fëmijë të vrarë
Gaza - Masakrat izraelite në Gaza kanë vijuar me vrasjen e 30 fëmijëve të cilët ishin në ambietet e shkollës. Ka qenë një zyrtar i Kombeve të Bashkuara I cili ka pohuar numrin e viktimave ku sipas të cilit 30 vetë janë vrarë nga sulmi izraelit mbi një shkollë të administruar nga OKB-ja në Rripin e Gazës.
Sipas Xhon Ging, edhe pse ndërtesa dallohej nga flamuri i organizatës, ajo është vënë në qendër të sulmeve izraelite. Ai shtoi se OKB do të kërkojë nga Izraeli të jap llogari për sulmin në fjalë, pasojat e të cilit janë tragjike.
Ky ishte i dyti në sulmet izraelite mbi shkollat e OKB-së dje, në ditën e 11-të të ofensivës izraelite kundër militantëve të Hamasit. Mjekët palestinezë thonë se dy vetë u vranë nga sulmi i parë, ndërsa tek i treti nuk kishte njoftime për të plagosur. Ata thonë se numri i të vrarëve në sulmin më vdekjeprurës arrinte në mbi 40 veta.