E Diel, 1 Nëntor 2026

Olmert: Sa më shpejt të mbarojë lufta, aq më mirë do të jetë

Tel-Aviv- Kryeministri izraelit, Ehod Olmert ka deklaruar se “sa më shpejt të mbarojë lufta, aq më mirë do të jetë”.

Izraeli prej mëse 11 ditësh po vazhdon sulmet ndaj Rripit të Gazës në Palestinë. Olmert, teksa ka vizituar disa qytete në Lindje të vendit, ka deklaruar se nuk do të ishte në interes të Izraelit zgjatja e luftës në Gaza. “Sa më shpejt të mbarojë aq më mirë do të jetë. Ne nuk kemi planifikuar që të pushtojmë Gazën apo të vrasim çdo terrorist. Plani jonë parashikon sjelljen e një ndryshimi”, tha ai.

Lidhur me arritjen e një armëpushimi, Olmert tha se “ka disa mënyra dhe sugjerime për zgjidhje politike të çështjes. Kemi zhvilluar shumë takime me shumë liderë të ndryshëm. Nevojitet arritja e kontrollit të rrugës Philadelphi”.

Philadelphi është një rrugë që lidh Gazën me Egjiptin, nga e cila Hamasi me tunelet që ka hapur arrin të sigurojë mjetet e nevojshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›