E Diel, 1 Nëntor 2026

Moon kritikon Izraelin; apel ndërkombëtarëve për ndihma

Nju Jork - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ka kritikuar Tel-Avivin zyrtar pas sulmeve të njëpasnjëshme që ka bërë ndaj territorit palestinez të Gazas. Në fjalën e tij teksa drejtonte një sesion në Keshillin e Sigurimit në Neë York, Moon tha se “na duhet urgjentisht të arrijmë unitetin palestinez dhe riunifikin e Gazës me Bregun Perëndimor, brenda kuadrit të autoriteteve palestineze dhe urgjentisht duhet të shohim vazhdimin e negociatave për një zgjidhje politike për konfliktin Israelo-Palestinez, për të cilin ne kemi punuar shumë në 2008, por që nuk mundëm të arrijmë rezultat." Sipas tij, ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë ehde me dërgimin e ndihmave humanitare për popullsinë në Gaza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›