‘Imuniteti’, PD ftesë PS-së
Tiranë -Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, ka ftuar opozitën që të bashkëpunojë për miratimin e nismës për "kufizimin e imunitetit" të deputetëve dhe të zyrtarëve të tjerë që e gëzojnë atë me ligj. "I bëj apel opozitës për konsensus në miratimin e p/ligjit "Për kufizimin e imunitetit" të deputetëve dhe të gjithë atyre që e gëzojnë atë me ligj. Pavarësisht temperaturave politike në ngritje, me afrimin e fushatës elektorale, opozita duhet të avancojë me bashkëpunimin e saj, siç ndodhi me miratimin e Kodit Zgjedhor, ligjit "Për Prokurorinë" etj"-deklaroi Patozi.
Më tej, ai tha se bashkëpunimi do të ishte në vijim e një logjike të një klime të re të krijuar tashmë nga klasa politike në Shqipëri. “Përfundimi i nismës "Për kufizimin e imunitetit" është një sfidë që do t'i bënte nder parlamentit. Kufizimi i imunitetit të deputetëve do të vazhdojë dhe me imunitarë të tjerë, të cilët në mënyrë krejt të panevojshme kanë një koracë, e cila i distancon ata nga qytetarët e këtij vendi"-nënvizoi kryetari i grupit parlamentar demokrat.