Bumçi kritika Topit
Tiranë (start)-Partia Demokratike ka reaguar sot me kriticizëm ndaj vendimit të presidentit Topi për rikthimin në Kuvend të Kodit zgjedhor. Zëdhënësi i grupit të PD, Aldo Bumçi në një deklaratë për mediat, e ka vlerësuar si të pa matur vendimin e kreut të shtetit pasi 2 nenet ekzistuese 8 dhe 9 nuk e pengojnë presidentit që ta caktojë datën e zgjedhjeve. Bumci ka siguruar edhe një herë se Partia Socialiste e PS është faktori i vetëm me të cilin do të konsultohen demokratët.