Irak: 2 të vrarë e 30 të plagosur nga shpërthimi
Zyrtarët irakianë thanë se një shpërthim në një stacion autobusi në Bagdat sot, vrau dy vetë dhe plagosi të paktën 30 të tjerë. Ky është incidenti është i fundit që trondit Irakun vetëm disa ditë para tërheqjes së forcave amerikane nga zonat urbane.
Të paktën katër oficerë policie u vranë në sulme në Faluxha. Në lindje të Bagdatit, ushtria amerikane tha se nëntë ushtarë u plagosën sot kur dy shpërthime me bomba në anë të rrugës goditën patrullën e tyre.
Ndërkohë u zhvilluan funeralet për viktimat e shpërthimeve të djeshme në një treg të lagjes Sadr të Bagdatit. Shpërthimi vrau 76 vetë dhe plagosi më shumë se 160 të tjerë.
Banorët në zonën e shpërthimit fajësuan forcat irakiane të sigurisë që nuk kanë bërë sa duhet për të ndalur dhunën.
Udhëheqësit irakianë dhe amerikanë thanë se rritja e dhunës është e pritshme në periudhën e përgatitjes së forcave luftarake amerikane për t'u tërhequr nga qytetet irakiane. //bsa//