E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohet nga arresti ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku

Një gjykatë në Bullgari e liroi sot nga arresti ish-kryeministrin e Kosovës Agim Ceku, i cili po mbahej në paraburgim që prej dy ditësh. 

Zoti Çeku u arrestua nga autoritetet bullgare në bazë të një flete arrestimi të lëshuar nga autoritetet serbe, nëpërmjet policisë ndërkombëtare, INTERPOL-it. Gjykata,  pas shqyrtimit prej disa orësh e la të lirë zotin Çeku, por në rast se prokuroria paraqet ankese ndaj këtij vendimi, zoti Ceku ka detyrim të paraqitet serish në gjykate me 2 korrik. 

Arrestimi i zotit Çeku ka nxitur reagime në Kosovë, ku autoritetet kanë kërkuar nga INTERPOL-i që të shpërfillen fletëarrestimet e lëshuara nga zyrtarët serbe ndaj qytetarëve të Kosoves. 

Kjo është hera e katërt që zoti Çeku përballet me një përvojë të ngjashme per shkak të fletë arrestimit të lëshuar nga zyrtarët serbë, të cilët e akuzojne atë per siç thuhet, krime lufte.//lk

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›