E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, 23 viktima në atentate me autobombë

Të paktën 23 persona kanë mbetur të vdekur në një seri atentatesh ditën e sotme në Irak.

Sulmet janë kryer përmes autobombave të vëna në disa qytete të vendit.

Atentati më i përgjakshëm është ai i kryer në Kirkuk, ku shpërthimi i një bombe pranë një stacioni policie ka vrarë të paktën 9 persona, ndërsa në qytetin shiit Kerbala, viktimat janë të paktën 13.

Ndërkohë, atentate të tjera janë kryer edhe në Bagdad e Hila. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›