Një parti tjetër në horizont: Partia e të Përndjekurve Politikë
Ditën e dielë, në 25 mars, ora 18:00, themelohet një parti tjetër politike në Shqipëri: Partia e të Përndjekurve Politikë. Kështu deklaruan për respublica.al Gjergj Ndreca dhe Perikli Shqevi, dy nga nismëtarët e themelimit të kësaj partie. Mbledhja themeluese e partisë do të mbahet në kinoteatrin e Laprakës, në Tiranë, me përfaqësues nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Themelimi i Partisë të të Prëndjekurve Politikë përkon me 20-vjetorin e ardhjes në fuqi të PD-së, e cila sipas Ndrecës dhe Shqevit, vetëm e ka mashtruar shtresën e të përndjekurve politikë për ti marrë votat. Gjergj Ndreca është bërë i njohur për publikun shqiptar, pas disa incidenteve me deputetë të rëndësishëm të PD-së.
Në qendër të programit të partisë së re do të jetë riintegrimi politik, ekonomik dhe moral i shtresës së të përndjekurve politikë, si dhe publikimi i të gjitha dosjeve të regjimit komunist, nën shembullin e hapjes së dosjeve të Gjermanisë Lindore.
E.Zaloshnja
http://respublica.al/artikuj/2012/3/19/nje-parti-tjeter-ne-horizont-partia-e-te-perndjekurve-politike