Irak, 28 të vdekur nga një sulm kamikaz
Bagdad - Një tjetër sulm kamikaz goditi sot Bagdadin duke shkaktuar vdekjen e 28 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Sulmi ndodhi në një njësi policore në juglindje të vendit, gjatë kohës që policët po shpërndanin ndihma për disa të pastrehë.
Nga të dhënat e para mësohet se mes viktimave ka edhe 5 fëmijë. Iraku kohët e fundit po goditet gjithnjë e më shumë nga sulmet kamikaze, megjithëse po propagandohet për një ulje të tyre.
Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan, Barak Obama, deklaron se Pentagoni do të tërheqë 50 mijë trupa ushtarake nga Iraku deri në gushtin e ardhshëm.