E Diel, 1 Nëntor 2026

Donatorët akordojnë 250 milion dollarë për Somalinë

Bruksel - Somalia do të përfitojë më shumë se 250 milionë dollarë nga donatorët ndërkombëtarë për krijimin e trupave të sigurisë, të cilët pritet të luftojnë piraterinë detare dhe për të vendosur rendin në vend.

Donatorët e morën këtë vendim gjatë një konference në Bruksel, në të cilën merrte pjesë edhe presidenti i Somalisë, Sheikh Sharif, dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Moon.

Rrëmbimi i anijeve në Gjirin e Adenit dhe në Oqeanin Indian nga bandat somaleze ka rritur koston për rrugët detare që lidhin Evropën me Azinë. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara kanë bërë përpjekjet maksimale për të mos lejuar al-Kaidën të operojë në Somali.

"Kemi arritur objektivin dhe jemi pak më lart se shuma e nevojshme. Kjo shumë ishte rreth 250 milion dollarë dhe duket se do të mblidhen më tepër se aq", deklaroi Louis Michel, komisionari i BE-së për Zhvillimin dhe Ndihmën Humanitare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›