E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lavrov: NATO me logjikën e Luftës së Ftohtë

Phenian - Rusia akuzon NATO-n se po vazhdon të ruajë akoma mendësinë e Luftës së Ftohtë. Kjo deklaratë erdhi nga shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, i cili ndodhet për një vizitë në Korenë e Veriut.

Sipas ministrit të Jashtëm rus, anëtarët e NATO-s refuzojnë të diskutojnë shkaqet e konfliktit në rajonin separatist të Osetisë së Jugut.

Ndërkohë, takimi i Këshillit Rusi-NATO do të mbahet më 19 maj në Bruksel, ashtu siç ishte parashikuar, pavarësisht se një ditë më parë u fol se Rusia do të refuzonte pjesëmarrjen në të.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›