Irak, 5 të vdekur nga një autobombë

Shpërthimi i një bombe sot në një stacion autobusësh në pjesën perëndimore të Bagdadit shkaktoi vdekjen e të paktën pesë personave dhe plagosjen e 12 të tjerëve, njoftoi policia irakiane lidhur me sulmin e dytë me bomba gjatë këtij muaji në distriktin Abu Ghraib. Aktet e dhunës në Irak janë ulur ndjeshëm që prej vitit 2003, por ndërkohë militantët islamikë kanë treguar se janë ende në gjendje të kryejnë sulme të tilla të përgjakshme. Më 10 mars, një atentator kamikaz hodhi veten në erë duke vrarë 28 persona në Abu Ghraib.