Bumçi:Mazhoranca, nuk do të njoh lejet e ndërtimit
Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama për lejet e ndërtimit. Sipas zëdhënësit të grupit të PD-së Aldo Bumçi mazhoranca nuk do të marrë në konsideratë këto leje e ndërtimi. Bumçi gjithashtu e akuzoi Ramën se ka marrë rryshfet për lejet e ndërtimit që u dhanë dje nga kjo bashki. Ditën e djeshme Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës ka miratuar 47 kërkesa për leje ndërtimi, 27 prej të cilave kërkesa të investitorëve private dhe të tjerat investime publike. Anëtarët demokrat të këtij këshilli, akuzuan pjesën tjetër të majtë, se kishte miratuar me shpejtësi dhe në mënyrë klienteliste.