Irak, 75 të vdekur dhe 400 të plagosur nga shpërthimet
Të paktën 75 persona kanë mbetur të vrarë në qendër të Bagdadit pas 4 shpërthimeve të fuqishme. Ndërkaq mediat e huaja saktësojnë se nga shpërthimet janë plagosur gjithashtu edhe rreth 300 të tjerë. Dy sulme kanë ardhur si pasojë e shpërthimit të autobombave, sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme. Sipas këtij burimi, njëri nga shpërthimet ndodhura në afërsi të zonës së fortifikuar, që njihet me emrin Zonja e Gjelbër, ndërsa sulmi i dytë u regjistrua në afërsi të ministrisë së Ekonomisë. Zona e Gjelbër është prekur edhe nga goditjet më predha, gjë e cila ka krijuar panik për territorin ku gjenden ambasadat amerikane dhe zyat qeveritare. Shpërthimet dhe sulmet e së mërkurës në Bagdad, me nje bilanc të rëndë viktimash, e bëjnë këtë ditë një ndër më të këqiat dhe më të përgjakurat që pas largimit të trupave amerikane nga shumë zona të Irakut. Në total janë regjistruar 6 shpërthime brenda një ore, saktëson ministria e Brendshme irakene. Në njerin prej sulmeve me autobombë është dëmtuar ministria e Punëve të Jashtme. Ndërsa një bombë ka shpërthyer në rrugën Kifa në Bagdatin qendror. Një tjetër bombë shpërtheu në lagjen Salhiya dhe dy të tjera në lindje të Bagdatit, në Beirut Square. Burimet lokale zyrtare dhe mediat bëjnë të ditur se bilanci i viktimave është provizor dhe mund të rritet në ditët në vijim.