Rripi i Gazës/ Shembet tuneli, dy të vdekur
Dy palestinezë gjetën vdekjen dhe dy të tjerë janë plagosur lehtë nga shembja e një tuneli kontrabande të hapur nën kufirin mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit. Dy personat ishin të moshës 18 vjeç.
Aksidentet e përgjakshme janë të shpeshta në këto tunele që shërbejnë për trafikun e armëve, të karburanteve dhe të mallrave nga Egjipti drejt Rripit të Gazës, ndaj të cilit Izraeli ka vendosur një bllokadë që prej ardhjes në pushtet në territore të lëvizjes islamike palestineze Hamas në qershor të vitit 2007. Numri i palestinezëve të vrarë nga shembja aksidentale apo nga bombardime ajrore izraelite e tuneleve arriti në 121, mësohet nga një bilanc i shërbimeve mjekësore palestineze.