Jeremiç: Betejë e ashpër Prishtinë-Beograd në OKB
Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç ka deklaruar se në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, do të zhvillohet, "një betejë e madhe diplomatike mes Beogradit dhe Prishtinës".
"Në bazë të informacioneve tona, Prishtina kohët e fundit ka forcuar dukshëm lobimin dhe po shfaqet jashtëzakonisht agresive. Asambleja e Përgjithshme do të duhej të ishte kurorëzimi i përpjekjeve të tyre të muajve të fundit, për të bindur një numër të konsiderueshëm shtetesh që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të bëjnë një gjë të tillë", ka thënë Jeremiç, duke shtuar se,"as Serbia nuk është duke ndenjur duarkryq".
"Përkundrazi. Çdo ditë kemi me dhjetëra biseda me nivelet e ndryshme botërore dhe kemi një strategji të qartë për t'i ndaluar përpjekjet e Prishtinës", ka thënë Jeremiç. Sidoqoftë, ai ka thënë se nuk do të jetë lehtë, pasi Prishtina ka mbështetjen e disa shteteve më me ndikim në botë.