E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botuesi qe lufton tabute ne Turqi

Nese nje prej matesve te madheshtise se nje vendi do te ishte vullneti per te degjuar kritikat, atehere Turqia nuk eshte ne forme te mire. Ajo nuk ndihet mire, kur eshte fjala per te konfrontuar episodet e erreta te se shkuares. Dora e rende e shtetit ndihet mbi kedo qe komenton ceshtje si masakra e armeneve ne kohen otomane. Nje numer gazetaresh dhe shkrimtaresh jane gjykuar, per sic pretendohet fyerje te shtetit turk. Korrespondentja e BBC-se, ne Turqi Sarah Rainsford gjeti nje prej botuesve desident te vendit qe eshte gati te thoshte te pamunduren. Ajo e takoi Ragip Zarakolu ne nje korridor te erret te gjykates Sultanahmet, teksa priste te thirrej ne gjyqin e tij me te fundit. Zarakolu eshte nje botues me mision, per te shkaterruar cdo tabu ne Turqi. Kesaj rradhe edhe ai akuzohet se ka fryer turqizmin, ne baze te nenit 301 te kodit penal. E nje prej atyre personaliteteve qe ka thyer tabu ne Turqi eshte edhe nobelisit Orhan Pamuk, i cili me veprat e tij ka bere xhiron e botes. Ndaj edhe ai eshte nje prej shkrimtareve qe me se shumti pelqehen ne Perendim, pos vendeve prej nga vijne. Ndersa per botuesin turk qe lufton tabute, telashte s’kane te sosur, me gjyqe qe zgjasin per dekada te tera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›