E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Deputetët të njihen me draftin. Topalli: Duhet 3 ditë për t`u zbardhur

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot seancën e përjavshme plenare ku do të diskutohen një sërë projektligjesh.  Ndërkaq, Kuvendi ka vendosur që Reforma Zgjedhore të votohet në Parlament të enjten e ardhshme.

Kreu i grupit parlamentarë të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi kërkoi zbardhjen sa më shpejt të draftit në mënyrë që të gjithë deputetet të njihen me të.

“Sapo përfundoi mbledhja e konferëncës së kryetarëve dhe u vendos që drafti për reformën zgjedhore të përfshihet në axhendën e ardhshme. Drafti duhet të vijë në parlament në mënyrë që deputetët të njihen me të dhe mos të ndodhë që të vijë ditën e enjte dhe më pas të diskutohet” shtoi Ruçi.
 

Sipas kryeparlamentares Topalli duhen 3 ditë për t`u zbardhur drafti nga komisioni i reformës zgjedhore dhe më pas do t`i paraqitet deputetëve për t`u miratuar më pas në seancën e së enjtes. “Unë do ti nxis, që deputetët të kenë gati, duke shtuar se, pavarësisht dëshirës për të votuar sot, të enjten e ardhshme do të miratohet reforma zgjedhore” shtoi Topalli.

Ndërkohë në rendin e ditës është përfshirë edhe kërkesa e deputetit të Qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani për Interpelancë me ministrin e Punëve Publike dhe të Transporteve, Sokol Olldashi.

Disa nga projektligjet që do të shqyrtohen sot në seancë janë:
 

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2 në marrëveshjen e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe BankësEuropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për financimin e projektit të ndërtimit të rrugës Levan – Vlorë”. Projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së KSHC për vitin 2011”.  Projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2011”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›