E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, Ish zëvendëspresidenti dënohet me vdekje

Një gjykatë në Irak ka dënuar ish zëvendëspresidentin, Tareq al-Hashemi, me vdekje në mungesë.

Sekretari i tij, Ahmed Qahtan, njëherësh dhëndër i al-Hashemit, gjithashtu është dënuar me vdekje në këtë rast.

Procesi gjyqësor, që aktualisht shqyrtoi rastin e vrasjes së një avokati dhe të një gjenerali, është marrë me afro 150 akuza kundër al-Hashemit dhe truprojave të tij.

Al-Hashemi, pjesëtar sunit, thotë se rasti kundër tij është hakmarrje e motivuar politikisht nga një pjesë e shumicës shiite në qeveri.

Sipas disa burimeve, al-Hashemi, fshihet në Turqi ndërsa ka zëra që thonë se ai ndodhet në Katar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›