Britani, vajza e çiftit të vrarë kthehet në shtëpi

Zenna Al-Hilli. 4-vjeç, vajza më e vogël e çiftit të masakruar në Haute Savoie, të Francës, do të rikthehet sot në Britani.
Vajzën, tashmë jetime, do ta shoqërojnë xhaxhai dhe halla, të mbërritur ditën e shtunë në Francë.
Lajmin e bën të ditur një burim i afër me çështjen, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Vogëlushja, anëtarja e vetme e familjes dalë e pa dëmtuar nga masakra, nuk ka parë asgjë nga ajo që ndodhi dhe për këtë shkak nuk do të dëgjohët në seanca të tjera nga hetuesit.
Motra e saj, Zainab, 7-vjeç, ndodhet ende në gjendje kome farmakologjike në spitalin e Grenoble.