E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, mbi 50 të vrarë nga shpërthime në gjithë vendin

Autoritetet e Irakut thanë sot se një seri sulmesh anembanë vendit kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 50 personave dhe plagosjen e të paktën 200 të tjerëve. Zyrtarët thanë se sulmet më vdekjeprurëse ndodhën në qytetin jugor të Irakut, Amara, ku shpërthimet me dy autobomba, kanë vrarë të paktën 14 persona.

Përpara këtij sulmi, pranë Baladit në veri të kryeqytetit Bagdat, njerëz të armatosur dhe një shpërthim me bombë shkaktuan vdekjen e 11 ushtarëve dhe plagosjen e disa të tjerëve. Më në veri të vendit, në një qendër rekrutimi të policëve pranë qytetit të pasur me rezerva nafte, Kirkuk, policia tha se në një sulm me bombë u vranë të paktën 7 rekrutë dhe u plagosën 17 të tjerë.

Dy shpërthime të tjera ndodhën në qytetin jugor të Nasarijas, një prej tyre pranë konsullatës franceze. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›