E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita maqedonase e gatshme për zgjedhje

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kjo është theksuar nga Stevçe Jakimovski, kryetari i komunës Karposh të Shkupit dhe njëri nga eksponentët kryesor të opozitës maqedonase në qytetin e Shkupit në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

“Po edhe ne absolutisht i duam zgjedhjet e parakohshme. Ne vlerësojmë se kjo Qeveri nuk ka më kredibilitet për të udhëhequr vendin dhe për të vazhduar, andaj në rast se dëshirojnë zgjedhje të parakohshme, opozita është e gatshme. Aq më shumë kur shohim se së bashku me partnerin e tyre të koalicionit BDI në mënyrë evidente po eskalojnë tensionet ndëretnike në Maqedoni”, ka theksuar Jakimovski.

Sipas tij, pushteti aktual po krijon tensionet ndëretnike dhe se për këtë partnerët e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI vazhdimisht kanë pasur marrëveshje mes tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›