E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon: Ballkani rrezikon nga rivendosja e vizave

TIRANË “Ballkani rrezikohet nga rivendosja e regjimit të vizave”. Kështu është shprehur eurodeputetja e PE-së, Tanja Fajon. Në një intervistë për “Detsche Welle”, Fajon thotë se rreziku i heqjes së regjimit të vizave ka ekzistuar që në fillim, por në BE po ndjehet populizmi dhe nacionalizmi, duke sjellë kështu numrin në rritje të personave që kërkojnë kthimin e regjimit të vizave, duke kërcënuar procesin. "Ky rrezik ekziston tanimë që nga fillimi dhe veçanërisht në rrethanat ku jemi sot. Në BE po ndjehet populizmi dhe nacionalizmi në kohën kur qeveritë janë duke luftuar me krizën ekonomike dhe financiare. Numri i atyre të cilët po kërkojnë ndryshimin e të drejtave të Shengenit, ndryshimin në liritë e lëvizjes, po rritet gjithnjë e më shumë dhe nga e gjithë kjo është i kërcënuar regjimi i heqjes së vizave",- është shprehur eurodeputetja. Fajon thotë se numri i azilkërkuesve nuk është alarmant, po megjithatë deputetët informohen rregullisht për numrin e azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo tha se mekanizmi për kthimin e vizave me procedurë urgjente në situata të jashtëzakonshme mund të miratohet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›