Irak, SHBA mbyll burgun Camp Bucca
Forcat e armatosura amerikane do të mbyllin burgun e madh Camp Bucca, i cili është ndërtuar ne shkretëtirën e Irakut. 180 të burgosurit e fundit do të transferohen, duke u dërguar në qendra të tjera burgimi të kontrolluara nga forcat amerikane.
David Quantock, gjenerali i task forcës si edhe i forcave të armatosurara amerikane në Irak, që drejton burgjet amerikane në Irak, ka bërë të ditur se që prej janarit 5600 të burgosur janë liruar dhe 1400 të tjerë janë transferuar. Ky burg në qelitë e tij gjatë administratës Bush mbante mbi 7 mijë të burgosur kryesisht talebanë, por edhe individë të akuzuar për lidhje me rrjete të ndyshme terroriste si Al-Qaeda. Pas ndërrimit të pushtetin në SHBA, Obama ka vendosur të ndryshojë kursin e tij mbi burgjet në Irak si edhe në Afganistan. Pas mbylljes së burgut famëkeq të Guantanamos ky është burgu i dytë që mbyllet gjatë administratës Obama.