Irak/ Shkatërrohen 18 rrjete "terroriste", 66 të arrestuar
Shërbimet antiterroriste irakiane konfirmuan sot se kishin shkatërruar 18 rrjete antiterroriste irakiane në muajin gusht dhe kishin arrestuar 66 persona, ndër të cilët edhe anëtarë të Al-Kaedas.
"Forcat antiterroriste arritën në muajin gusht të shkatërrojnë 18 rrjete terroriste në të gjithë Irakun", tha një zyrtar i lartë i njësive speciale, identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur, gjatë një konference shtypi në Bagdad.
"Kemi arritur të arrestojmë 66 terroristë, ndër të cilët arabë të kombësive të ndryshme në Bagdad, Mossoul dhe Diyala", shtoi zyrtari. Qyteti i Mossulit (veri) dhe krahina e Diyalas (verilindje) mbeten vatra të kryengritjes.
Këto arrestime u bënë gjithsesi përpara atentateve të 19 gushtit dhe nuk lidhen me këto sulme shkatërrimtare kundër Ministrisë së Jashtme dhe të Financave në Bagdad që shkaktuan afro 100 të vdekur dhe më shumë se 600 të plagosur.
Oficeri i njësive speciale tha ndër të tjera se ato kishin arritur të godisnin qarqet e financimit të këtyre grupeve, disa prej të cilave janë të lidhura me vendet fqinje me Irakun, duke aluduar ndaj Sirisë.
Iraku dërgoi përforcime në ushtarë dhe policë irakianë në kufirin me Sirinë për të ndaluar infiltrimet e kryengritësve në Irak, njoftoi sot shefi i policisë së krahinës Anbar (perëndim)