Tragjedia në Ohër, sot ditë zie në Maqedoni dhe Bullgari
Sot do të jetë ditë zie kombëtare për viktimat e tragjedisë në liqenin e Ohrit. Qeveria maqedonase dhe ajo bullgare kanë shpallur pikërisht ditën e dielë ditë zie në kujtim të 22 viktimave që humbën jetën në anijen e cila u mbyt në liqenin e Ohrit . Po ashtu mësohet se ministri i brendshëm maqedonas ka ngritur akuzë ndaj 23- vjeçarit Sotir Fileski i cili ishte pronari i anijes "Ilinden". Sipas "Focus Neës Angensy" ministri ka ngritur akuzë edhe ndaj ndihmësit të tij Vadko Justiniatnoski për pjesëmarrje në një krim të rëndë ndaj sigurisë njerëzore. Në intervisten e dhënë policisë pronari i anijes Fileski ka thenë se ai ka dëgjuar një kërcitje të fortë në fundin e anijes dhe më pas ai ka humbur kontrollin e drejtimit të anijes.
Ministria e Brendshme bëri të ditur se nga 42 të mbijetuarit janë edhe dy anëtarë të ekuipazhit, ndërsa gjashtë persona konsiderohen të lënduar. Sipas kësaj ministrie, në anije kishte 57 persona, të gjithë shtetas bullgarë. Tre persona për të cilët u konsiderua se janë të zhdukur nuk kanë qenë aspak në anije.
Tragjedia ka ndodhur të shtunën rreth orës 10.30 në afërsi të autokampit "Eleshec", kur anija pas një shpërthimi të vogël për rreth 4 minuta është fundosur. Fundosja e anijes është xhiruar nga një pjestarë i policisë EULEX, Zherar Gite, i cili i pari ka vërejtur fundosjen dhe gjatë tërë kohës e kishte xhiruar tragjedinë.
Mbrëmë të gjithë trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup, ku kanë marrë pjesë edhe ekspertë të mjekësisë ligjore nga Bullgaria.
Ndërkohë, në Ohër mbrëmë ka mbërritur presidenti bullgar Georgi Parvanov për t'u njohur nga afër me tragjedinë.