E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak/ Shpërthen bomba, 10 viktima

Shpërthimi i një autobombe sot në qytetin verior të Mosulit plagosi dhjetë civilë, ndërsa persona të armatosur qëlluan për vdekje një polic trafiku, në një nga aktet më të fundit të dhunës në këtë pjesë të vendit pas tërheqjes së trupave amerikane nga qytetet e Irakut. Ndërkohë, një polic mbeti i vrarë dhe shumë persona të tjerë u plagosën dje gjatë një sulmi me granata, në atë që shihet si tentativë e rebelëve për të përfituar nga tërheqja e trupave amerikane nga qendrat e banuara duke intensifikuar sulmet e përgjakshme në bastionin e tyre të fundit urban. Forcat amerikane u tërhoqën nga qytetet irakiane më 30 qershor, që shënoi edhe hapin e parë në zbatim të një pakti dypalësh për sigurinë që parashikon largimin e 130 mijë trupave nga Iraku përpara vitit 2012.
Komandantët amerikanë kishin kërkuar mbajtjen e një pranie ushtarake në Mosul për shkatërrimin e grupeve rebele, përfshi al Kaidën që akoma vazhdon të veprojë edhe pasi u detyrua të largohej nga Bagdadi dhe Iraku perëndimor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›