Moti/ Rikthehen ditët me diell

Rikthehen ditët me diell. Pas gati dy javësh të cilët ndërruan tërësisht atmosferën e verës, meterologët njoftojnë se java e re do të karakterizohet nga një mot i mirë. Temperaturat, të cilat që prej të hënës kanë filluar të rriten, do të arrijnë kulmin e tyre të enjten. Vlerat atmosferike pritet të shkojnë deri 38 gradë. Më në fund këtë fundjavë rikthehet mundësia për të shijur plazhin. "Meteoalb" njofton se e shtuna dhe e djela do të sjellin mot të mirë me temperature mjaft të larta.
Dy javët që lamë pas, janë karakterizuar nga një mot i paqendryeshëm. Megjithatë temperaturat dhe niveli i rreshjeve e kanë afruar klimën e kësaj pjese të parë të verës më shumë me karakteristikat e një vjeshte.