Irak, Sulmi në Falluja shkakton 4 të vdekur dhe 9 të plagosur
4 persona kanë gjetur vdekjen dhe 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një atentati kamikaz në Falluxha. Ngjarja ndodhi gjatë ceremonisë mortore të një polici, i cili po ashtu kishte gjetur vdekjen si pasojë e një atentati kamikaz. Një ditë më parë 5 persona gjetën vdekjen dhe 21 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të një bombe në zyrat e një partie politike po në Falluxha.