Irak: Sulmohet një delegacion i Iranit
Ministri i Naftës së Iranit, ka thënë se një delegacion i kësaj ministrie që e vizitonte Irakun është sulmuar nga “terroristët”, por pjestarët e delegacionit nuk janë lënduar.
Një burim i Ministrisë së Brendshme të Irakut, ka thënë se dy gardianë irakian janë lënduar kur persona të armatosur kanë hapur zjarr në drejtim të konvojit iranian.
Faqja e internetit e ministrisë së naftës së Iranit ka njoftuar se konvoji u sulmua ndërsa shkonte në drejtim të objektit të Ministrisë së Energjisë në Bagdad.
Njoftimi nuk ka treguar se kush qëndron prapa sulmit.