E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet G20-a, diskutojnë çmimet e ushqimit

Ministrat e bujqësisë të 20 vendeve me ekonomi të zhvilluar apo në zhvillim e sipër, kanë filluar një takim dy ditor në Paris, për të diskutuar për mënyrat se si mund të frenohet paqëndrueshmëria e çmimeve të ushqimit.

Franca, e cila po kryeson G20-ën këtë vit, po bën trysni për më shumë rregulla për tregun e mallrave. Presidenti francez, Nikolas Sarkozi,  ka fajësuar spekulantët për inflacionin e çmimeve.

Çmimet e ushqimeve bazike janë gjithashtu duke e rënduar urinë, ndërsa në botë ekzistojnë një nga shtatë persona, apo 925 milion në tërësi, që janë të uritur, të dhëna këto të organizatës Oxfam.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›