E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, arrestohen zyrtare te Ministrise se Brendshme

Arrestohen 35 funksionare te Ministrise se Brendshme irakiane, disa prej te cileve me akuzen e nje komploti. Lajmin e ben te ditur gazeta “New York Times”, qe citon burime te sigurise.

Arrestimet jane kryer gjate tre diteve nga nje force speciale antiterrorizem, qe raporton tek kryeministri Nuri Al Maliki. Zyrtaret thane se kishte prova se te arrestuarit i perkasin grupit Al Awda, qe akuzohet se po punon per rikrijimin e partise Baath te ish-presidentit Sadam Husein.

Sipas gazetes, disa prej te arrestuarve u kane paguar ryshfet oficereve per t’i rekrutuar. Por kritiket e kryeministrit thone se arrestimet behen per te forcuar pushtetin nje muaj perpara zgjedhjeve.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›