E Shtunë, 31 Tetor 2026

BPPusi ne Gjirin e Meksikes plotesisht i bllokuar


Pusi i demtuar i kompanise gjigande te naftes British Petrolium nga i cili jane derdhur 49 milione fuci nafte ne Gjirin e Meksikes nuk paraqet rrezik te metejshem per mjedisin kane deklaruar zyrtaret amerikane qe po drejtojne aksionin e pastrimit ne kete zone.
Admirali Thad Allen beri te ditur deklaraten pasi inxhinieret zevendesuan valvulen e demtuar ne shtratin e detit. Deshtimi per vendosjen e nje parandaluesi te tille mendohet se ka shkaktuar derdhjen e naftes me te keqen ne kohet moderne.
BP eshte zotuar se do te kompensoje me 20 miliarde dollare banoret e Gjirit te demtuar nga rrjedhja e naftes. Ne kete menyre pusi i naftes eshte izoluar teresisht dhe nuk parqet me asnje rrezik per ambientin. Sipas shefit te operacionit admiralit Ted Alen eshte zhvilluar nje pune e madhe per te bere te mundur pengimin e metejshem te derdhjes se naftes ne nje kohe kur kane nje nga katastrofat ambientale me te medha ne historine e Amerikes. Jam shume krenar te anoncoj bllokimin e pusit fale cimentimit qe i eshte bere dhe se pusi nuk perben me asnje rrezik per Gjirin e Meksikes ka deklaruar admirali Alen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›