Dagestan 5 viktima nga sulmi kamikaz
Nje sulm kamikaz eshte regjistruar ne Dagestan te Rusise. Te pakten 5 persona kane mbetur te vdekur dhe 39 jane plagosur gjate oreve te nates ndermjet te shtunes dhe te dieles ne nje atentat vetevrases kunder nje njesie ushtarake ne Dagestan. Nje kamikaz ka hedhur ne ere nje makine e cila ishte e pajisur me lende eksplozive. Shperthimi ndodhi ne zonen e poligonit te qitjes ne Dalnii nje poligon qe perdoret nga njesite ushtarake te qitesve ne qytetin Bouinaksk. Nje shperthim i dyte ka ndodhur edhe pak kohe me vone ne nje autostrade ku duhet te kalonte nje makine e policise e derguar per ne vendin e ngjarjes ne vendin e atentatit te pare por fatmiresisht ne sulmin e dyte nuk pati viktima. Lajmi eshte bere i ditur nga agjencia e lajmeve RIA Novosti e cila citon nje burim prane forcave lokale te sigurise.