Irak, ekzekutohen 21 persona për terrorizëm

Raportet thonë se janë ekzekutuar të martën nga autoritetet irakiane 21 njerëz, që ishin shpallur fajtorë lidhur me akuzat për terrorizëm.
Një zyrtar unanim i Ministrisë së Drejtësisë tha se ekzekutimet janë zbatuar në mëngjesin e së hënës.
Web faqja e pavarur Alsumaria News raportoi se në mesin e të ekzekutuarve janë tri femra.
Në korrik, organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Londër Amnesty International njoftoi se Iraku ka ekzekutuar të paktën 70 persona përgjatë këtij viti.