Nastasiç shumë pranë City-t

Është në përfundim e sipër tratativa mes Fiorentinës dhe Manchester City për transferimin e mbrojtësit serb, Matija Nastasiç në Etihad Stadium.
Sipas asaj që raportojnë mediat sportive italiane, akordi është arritur për shumën e 16 milionë eurove, bonuse dhe kartonin e mbrojtësit të City, Saviç.
Matija Nastasiç, i cilësuar si një prej mbrojtësve me të ardhme të sigurtë, është kërkuar edhe nga Milan dhe skaudra të tjera me emër në Europë.