Ratifikimi i marrëveshjes me Serbinë, Kurti: VV proteston
PRISHTINE- Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar ndërmarrjen e disa aksioneve, por edhe organizimin e demonstratave për të kundërshtuar ratifikimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në Kuvendin e Kosovës.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka qenë në pozitë më të rëndë dhe të keqe që nga shpallja e pavarësisë. Këto komente ai i ka bërë gjatë një konference për gazetarët.
Sipas tij, sot në sheshet kryesore të 28 qyteteve do të organizohen aksione simbolike në kundërshtim të ratifikimit të marrëveshjes.
Ndërkohë të enjten në ora 9:00 kur është planifikuar të mbahet seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës, para ndërtesës së legjislativit, Vetëvendosje ka paralajmëruar të mbajë edhe një protestë, të thirrur si gjithëpopullore.
Albin Kurti ka deklaruar se kryeministri Thaçi po e dërgon marrëveshjen për ratifikim në Kuvend vetëm për ta shpërndarë fajin me LDK-në dhe AAK-në.
“Arsyeja pse po e bjen për ratifikim këtë marrëveshje është për ta shpërnda fajin me LDK-në dhe AAK-në. Kurse është problem tjetër që ka gatishmëri për ta pranuar këtë shpërndarje faji. Por e vetmja arsye pse kjo marrëveshje po vjen në Kuvendin e Kosovës është për ta shpërnda fajin”, ka thënë Kurti.
Vetëvendosje e ka kundërshtuar dialogun me Serbinë që nga fillimi i procesit. Kurse marrëevshjet e arritura në këtë dialog i ka cilësuar si të dëmshme për shtetin e Kosovës dhe funksionimin e tij.
(m.a/rel/BalkanWeb)