E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në parkun e Shebenikut, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sot Parkun Kombëtar të Shebenikut dhe Jadlanicës në komunës e Stërblevës në rrethin e Librazhdit.
 

Sipas informacioneve zjarri ka përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore, ndërsa terreni vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikseve për shuarjen e zjarrit.
 

I favorizuar edhe nga era e fortë në këtë zonë, zjarri po përparon me përmasa të mëdha dhe flakët po afrohen tek banesat shumë pranë vatrave.
 

Në ndihmë të zjarrëfikëses për shuarjen e flakëve i janë bashkuar edhe banorët e Stëblevës që me mjete primitive po punojnë për të lokalizuar flakët, që të mos arrijnë në banesat e tyre.
 

Deputeti i PS-së për Librazhdin, Taulant Balla ka bërë apel për ndihmë për shuarjen e zjarrit në komunën Stëblevë. “Duhet ndërhyrje nga ajri pasi nëse zjarri nuk izolohet sot, nesër do jetë tepër vonë” ka theksuar Balla.
 

Si pasojë e zjarrit që përfshiu tre muajt e fundit qarkun e Elbasanit janë djegur plotësisht dhjetra hektarë pyje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›