Institucionet e Kosovës, raporti i EULEX: Përparime në 4 vite
Institucionet e Kosovës kanë bërë përparime gjatë katër viteve të fundit, por në vendosjen sundimit të ligjit ka ende për të bërë, thuhet në raportin më të ri të EULEX-it, i cili iu prezantua sot opinionit publik.
Përkundër shumë dobësive, Policia e Kosovës, dogana, prokuroria dhe gjyqet janë në gjendje shumë më të mirë sesa para katër vitesh, thotë raporti, raportojnë medie të Beogradit .
Raporti thotë se në vitin 2009 puna e shumicës së institucioneve kryesore në Kosovë ishte vlerësuar me notën më të ulët, ndërsa sivjet EULEX ka vërejtur një sukses të dallueshëm, edhe pse të kufizuar, në shumë fusha. Kështu për Policinë e Kosovës pohohet se ka përmbushur 18 standarde nga gjithsej 31 fusha të cilat i ka mbikëqyrur EULEX , ndërsa në 7 sish janë vënë hetuar lëvizje pozitive”.
Problemet më të mëdha në punën e policisë EULEX i sheh në mungesën e bazës unike të të dhënave, pa të cilët degët policore nuk mund ta koordinojnë punën në luftimin e krimit. Gjyqet e Kosovës, sipas vlerësimit ë EULEX-it, kanë kaluar më dobët për shkak të numrit ë madh të lëndëve të pazgjidhura dhe për shkak të udhëheqjes shkel e shko të administratës.
Si njoftojnë mediat e Beogradit, raporti 55 faqesh i EULEXi-it vetëm me disa rreshta e ka përmendur situatën në veri. “EULEX” dëshiron të ngritë gradualisht ripërtëritjen e sundimit ë ligjit e të rendit në veri, bazuar në përpjekjet dhe rezultatet e deritashme”, thotë raporti.