E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, sekuestrohen 350 kg marijuanë

Policia e Kosovës bëri të ditur se mbrëmë rreth orës 23:00 gjatë një operacioni të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikut me Narkotikë ka sekuestruar rreth 350 kilogramë drogë të llojit marijuanë.

Operacioni thuhet se është zhvilluar në disa lokacione të rajonit të Prizrenit dhe Ferizajt.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar pesë persona, ndërsa aksioni ka rezultuar edhe me konfiskimin e armëve dhe parave të gjetura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›