E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE samit të jashtëzakonshëm në 1 mars

Bruksel-Kryeministri çek, Mirek Topolanek deklaroi sot liderët e Bashkimit Evropian do të zhvillojnë një samit të jashtëzakonshëm më 1 mars për të diskutuar lidhur me rritjen e bashkëpunimit brenda bllokut në mes të një krize ekonomike. "Do të mblidhemi më 1 mars në Bruksel", deklaroi Topolanek në një konferencë shtypi, pas takimit me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso. Nga ana e tij, Barroso deklaroi se një samit tjetër do të zhvillohej në maj për të diskutuar lidhur me mënyrat për ruajtjen e vendeve të punës.

Çekia, e cila mban presidencën e radhës të BE-së, ka thirrur samitin për të diskutuar lidhur me proteksionizmin kombëtar, pas sugjerimeve të presidentit francez, Nicolas Sarkozy se prodhuesit francezë të automobilave duhet t'i zgjerojnë kapacitetet e veta të prodhimit në Francë dhe jo në vende të tilla si Republika Çeke.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›