Irak, protestuesit shkaktojnë trazira në ambasadën suedeze në Bagdad

Protestues të zemëruar nga planet e një azilkërkuesi irakian për të djegur këtë të enjte një kopje të kuranit në Stokholm mësynë këtë të enjte në ambasadën e Suedisë në Bagadad, duke arritur të hyjnë në mjediset e kompleksit dhe duke ndezur gjithashut edhe një zjarr atje.
Në video të publikuara në mediat sociale duken protestues që valëvisnin flamuj dhe posterë të klerikut shiit dhe udhëheqësit politk Muqtada al-Sadr.
Pas incidentit, ambasada suedeze njoftoi se ishte e mbyllur për vizitorët, pa specifikuar se kur do të rihapej.
Kryeministri i Irakut Mohammed Shia al-Sudani, mblodhi këshillin e sigurisë, dhe u shpreh më pas në një deklaratë se autoritetet e vendit do të ndiqnin penalisht ata që ishin përgjegjës për zjarrëvënien në ambsasadë si dhe zyrtarët e sigurisë që ishin treguar neglizhente.
Megjithatë, në deklaratë gjithashtu thuhet se qeveria irakiane kishte informuar të mërkurën atë suedeze se iraku do të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike nëse azilkërkuesi në Stokholm do të vijonte me djegien e librit të shenjtë.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh /