E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak shperthime ne disa qytete te vendit

Sulmet dhe shperthimet e bombave jane bere pjese e perditshmerise irakiane.
Nje tjeter sulm ndodhi mengjesin e dites se marte kur nje makine bombe shpertheu ne nje qytet ne veri te Irakut duke lene 7 te vdekur e dhjetera te palgosur e ne gjendje kritike.
Ne Kirkuk, nje qytet rreth 200 km ne afersi te kryeqytetit irakian shperthyen njera pas tjetres 3 makina bombe ne nje treg gjedhesh duke lene 1 person te vdekur e mbi 25 te tjere te plagosur.
Ne Tarmiyah, qytet ne veri te Bagdatit shpertheu nje eksploziv ne nje repart ushtarak ku pas perhapjes se zjarrit mbeten te vrare 3 ushtarake dhe u plagosen 9 të tjerë – thane burimet policore.
Akoma nuk ka pergjegjes per keto sulme te njepasnjeshme qe kane shkaktuar shifra alarmante viktimash. Por ajo që është e dukshme eshte se ne qender te sulmeve jane komunitetet sunite dhe ato Shiite. Situata eshte e mbushur me ankth dhe friken e nje lufte te mundshme civile ne vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›