E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, sulm kamikaz në një ceremoni mortore, 26 viktima

MOSUL-Një atentat kamikaz u ka marrë jetën 26 personave, dhe ka plagosur 46 të plagosur, në veri të Irakut, bën të ditur burimet zyrtare vendase. Sulmi ndodhi gjatë një ceremonie mortore. 

Që nga fillimi i vitit, më tepër se 4 000 persona kanë mbetur të vdekur nga aktet e dhunës në Irak, sipas një bilanci nga burime zyrtare vendase. 

Një ditë më parë një atentat me bombë shkaktoi të paktën 30 të vdekur dhe 24 të plagosur para një xhamie, në veri të Bagdadit. 

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›